Rama përmend Nolin në Beograd/ Diplomati i njohur i kthehet ashpër

0
182
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Diplomati i njohur, Shaban Murati, reagoi ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, që përmendi Fan Nolin nga kryeqyteti serb. Në një postim online, Murati i sjell Ramës parasysh një citim të Nolit në vitin 1929, kur flet për barbaritë serbe mbi shqiptarët.

POSTIMI I PLOTE

Çojani “Ballkanit të kapur”, që na përmend Fan Nolin nga Beogradi

“Diktatura jugosllave peshon rëndë mbi të gjithë popujt e nënshtruar nga militaristët serbë. Ajo është shtypëse për shqiptarët e Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare të Ulqinit, Tivarit, Hotit, Grudës, Plavës, Gucisë dhe Dibrës, të aneksuara me radhë në vitin 1880, 1912, 1919 dhe 1924 nga Serbia.

Bëhet fjalë për afërsisht një milion banorë të privuar nga të drejtat më bazike. As edhe një shkollë e vetme shqiptare për këtë popullatë kompakte që e kalon numrin e asaj të Shqipërisë së pavarur e të gjymtuar nga Traktatet. Asnjë shoqatë, madje as për bamirësi, nuk është lejuar për ta. Asnjë anëtar nuk i përfaqësonte në Skupshtinën (Kuvendi Serb) e shpërbërë.

Banorët ekzekutohen me mitraloz ose detyrohen të emigrojnë për t’u lënë vendin pushtuesve fashistë serbë. Në këtë lloj mënyre “serbizohen” sistematikisht të gjitha rajonet shqiptare e sidomos ato të ndodhura afër kufirit shqiptaro – jugosllav ose përgjatë hekurudhave. Dhjetëra mijëra të pafatë janë të detyruar të shkojnë jashtë vendit në këtë mënyrë çdo vit”.

Fan Noli, 4 mars 1929

Zjarr Tv Ad