Shpërthen Artan Fuga: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet lokale, vrau shpresën se në vendin tonë do të ketë një drejtësi normale

0
160
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Duket se vendimi i Gjykates Kushtetuese që la në fuqi zgjedhjet një partiake të 30 qeshurit të Vitit 2019, nuk i ka pëlqyer aspak akademikut të njohur Artan Fuga.

Fuga përmes një postimi në Facebook, listen 4 arsye pse këto zgjedhje nuk ishin legjitime dhe e mbyll duke deklaruar se ky vendim e vret shpresën se në vendin tonë, do të ketë drejtësi.

Postimi i plote:

Do të ishte një turp kushtetues!

Duket se Gjykata Kushtetuese po shkon drejt shpalljes legjitime të zgjedhjeve për pushtetin lokal të 30 qershorit.

Katër komente lidhur me këtë.

E para, atëhere ajo duhet të shpallë antikushtetues edhe dekretin e Presidentit të Republikës që shpallte një datë të dytë për zgjedhjet. Pra duhet të marrë në shqyrtim edhe dekretin e dytë presidencial.

E dyta, atëhere duhet të shpalli si akt antikushtetues dhe antiligjior faktin që opozita, pra partia demokratike në atë kohë, nuk iu dha mundësi zgjedhësve demlokratë të votonin kandidatët e tyre.

E treta, Gjykata Kushtetuese formalisht, por formalisht ama, ka të drejtë që i shpall zgjedhjet legjitime.

Ikja e partisë demokratike dhe e aleatëve të saj nga procesi elektoral ishte një çmenduri politike, një braktisje e elektoratit demokrat, një falje në tavolinë kryeministrit i të gjitha bashkive të Shqipërisë që u bë shkaku që ai të fitojë edhe mandatin e tretë. Ishta një tradhëti e shëmtuar e interesave të elektoratit .

Së katërti, Gjykata Kushtetuese sigurisht mund t’i shpalli zgjedhjet formalisht të ligjshme sepse opozitës nuk ja ka fajin njeri që nuk hyri në zgjedhje. Por, kaq nuk mjafton. Sepse në raport me qytetarin ato zgjedhje ishin një puç antikushtetues sepse qytetarëve nuk iu dha mundësia të votojnë për kandidatë alternativë. Nuk ka rëndësi për faj të kujt. U shkelën parimet më thelbësore të kushtetutës që janë zgjedhjet e lira. Si mund të quhen ato të lira, kur qytetari ishte i “lirë” të votonte vetëm kandidatët e shumicës? Si mund të quhen legjitime kur elektorati i abandonoi ato zgjedhje sepse ishin krejt antikushtetuese?

Nëse ato zgjedhje Gjykata Kushtetuese i quan të ligjshme atëhere mos shpresoni kurrë më se drejtësia shqiptare një ditë do të vihet në shinat e ligjit dhe të kushtetutës.

Zjarr Tv Ad