Biden nuk e fton Kosovën në Samitin për Demokracinë, Shqipëria siguron ftesën

0
98
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Media amerikane “Politico” ka publikuar listën e 100 shteteve të cilat do të marrin pjesë këtë vit në Samitin për Demokracinë. Ky samit për herë të parë do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe do të mungojë Kosova, Serbia dhe Bosnja, pasi nuk janë pjesë e listës së afishuar.

Pjesëmarrës në këtë samit do të jenë udhëheqës të qeverisë, shoqërisë civile si dhe sektorit privat ku do të diskutojnë mbi sfidat dhe mundësitë me të cilat demokracie po përballet. Gjithashtu këtyre vendve do ty ofrohet një platform ku udhëheqësit angazhohen, individualisht ose kolektivisht, për të mbrojtur demokracinë dhe të drejtat e njeriut.

Agjenda e këtij Samiti është ende konfidenciale, pasi ekipi i Bidenit është duke punuar për të formësuar atë. Lista zyrtare ende nuk është bërë e ditur, por  media “Politico” ka siguruar listën përmes burimeve të saja.

Në këtë listë , përveç Kosovës, nuk është ftuar as Serbia dhe Bosnja & Hercegovina nga rajoni. Ndërkohë, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut kanë marrë ftesë. Ditë më parë u raportua se kryeministri Albin Kurti nuk është i pajisur me vizë amerikane, një lajm që u përgenjështrua nga qeveria. Kjo e fundit madje kishte thënë se Kurti do ta vizitonte SHBA-në shumë shpejt, duke mos dhënë më shumë detaje.

Zjarr Tv Ad