Akuza Olta Xhaçkës/ “Na qenka në Bërzhitë një muze 6 mln euro për ushtrinë”, Berisha: Tani na del muzeu sekret i ‘Ndrikull Piramidës’. Një garë e çmendur e shfrenuar se si të vjedhin

0
357
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka ndalur foltoren e tij në Lushnjë, ku është pritur nga simpatizantë dhe mbështetës të tij. Teksa sulmoi ashpër qeverinë ‘Rama’, Berisha nuk la pa akuzuar konkretisht ministren e Mbrotjes, Olta Xhaçka, për një muze, me një vlerë sipas tij 6 milionë euro.

Berisha tha se akti më i rëndë këto ditët e fundit ishte miratimi i borxhit që do të merret, me të cilin sipas tij është bashkëfajtore edhe opozita. Mes të tjerash Berisha tha se Basha është peng i Edi Ramës dhe se ka frikë nga demokratët.

“Të dashur qytetare të pranishëm në këtë sallë dhe kudo ku jeni, në Shqipëri apo emigracion, ju sjell ju përshëndetjet më të përzemërta. Shpreh nderimin më të madh dhe ulem para jush me respektin më të thellë për këtë mbështetje të jashtëzakonshme që ju i keni bërë dhe po i bëni foltores si uragan i shpresës së mbarë shqiptarëve. Foltores si nismëtare e madhe e vullnetit tuaj për të rivendosur në Shqipëri pluralizmin politik të rrënuar nga klika në pushtet për të rikthyer PD-në në një forcë vigane të lirisë, demokracisë dhe fitores. Kohërat janë kritike, por secili prej jush në këtë sallë dhe ata qindra mijëra të tjerë që mbështesim ne po shkruajnë me duart e tyre një kapitull të ri në historinë e Shqipërisë, po hapim një faqe të re.

Sistemet demokratike janë delikate. Në histori ato kanë njohur vendnumëro dhe prapaktheu. Mjerisht në atë demokraci fragile kanë lindur dhe diktaturat. Kjo është e vërtetë që e shohim ne në kurriz. Nga një sistem demokratik, në Shqipëri u krijua një diktaturë e bazuar në korrupsion dhe drogë. Ky narko-shtet, apo diktaturë e bazuar në drogë dhe krim e korrupsion, jo vetëm ka shkelmuar votën tuaj, por ia doli në këto 8 vite të rrëmbejë të gjitha pushtetet dhe së fundi, të shtrojë partinë e martirëve të lirisë, PD-në. Në këto 8 vite, kafshata e gojës për shqiptarëve, edhe ashtu siç ishte 80 herë më e kushtueshme se në BE. Sot kisha një pedagoge e nderuar në zyrë dhe më thote.

Ministrja na ka sjell në shkolla listën e ushqimeve që duhet t’i japim fëmijëve. Po ju them se atë listë se zbatoj dot për fëmijët e mi. Imagjinoni se çfarë tallje për fëmijët, kur Save the Children tregoi se kujdesi për fëmijët në Shqipëri është më i ulët se sa në Kosovë, pa e krahasuar me vendet e tjera.

Problemi është se djersa dhe mundi juaj, taksat tuaja, vidhen nga narkopolitikanë. Këtu e dënuan kryetarin e Bashkisë për 2 mln euro, dhe mirë ia bën, por për ministrat e Ramës nuk janë më shumë se kafja e mëngjesit. Zinxhiri i vjedhjeve të tyre s’ka fund. Një javë më parë rritej tenderi i Unazës në 25 mln euro, ndërkohë që tuneli i Kërrabës është ndërtuar me 15 mln euro km.

Tani na del muzeu sekret i ndrikull Piramidës. Na qenka Bërzhit një muze 6 mln euro për ushtrinë, një garë e çmendur, e shfrenuar se si të vjedhin. Ku është djegësi i Fierit?! Plehrat i dogjën duke helmuar qytetarët e Fierit dhe të Myzeqesë. Ku është djegësi i Tiranës. Mafia e plehut ika shtuar ato për t’u pasuruar në kurriz tuajin. Sa është sot borxhi? Borxhi me votimin e 720 mln shkon rreth 100%.

Çatia mund të na bjerë mbi kokë. Borxhi si për individin dhe shtetin është një lloj. E merr të mbjell një kopsht, të ndërtojë diçka dhe me mënyrë që ti nxjerrë dhe të paguajë borxhliun. Kurse me qeverinë është; atë e merr qeveria dhe e paguani ju.

Ato i paguani ju me tatime e taksa. Nga viti 2006 e deri në 2013-ën, borxhi publik u rrit me 4 %. Po çfarë u bë me këto para? U dyfishuan rrogat, pensionet, u ndërtuan 11 mijë e 300 km rrugë, shkolla dhe kanalizime, impiante të përpunimit të ujërave të zeza. Shqipëria u bë krejt tjtër nga Kakavija në Han të Hotit, rrugë të reja. Çfarë është bërë me borxhin që është rritur 100% sot?! Janë ndërtuar 34 km autostrada dhe janë hedhur pllaka në mes të qytetit, janë vjedhur, vjedhur dhe vetëm vjedhur. Ç’ndodhi tani në fund? Në mënyrën më të pabesueshme bashkëfajtore në borxh ish-kreu i PD-së, apo kryetari pa parti, bëri edhe Partinë Demokratike.

A mund të imagjinoni ju që një opozitë e vërtetë t’i lejojë vetes të abstenojë, madje në komisione të parlamentit të votojë dhe pro në borxh 175 mln euro, më i madhi i marr ndonjëherë. Këta ministra dhe kryeministër, vjedhin edhe duke fjetur në gjumë gjithë natën. Kanë ndërtuar mekanizma. Opozita s’mund të votonte kurrë një borxh të tillë. Ne në 2015-ën ne braktisëm parlamentin nga borxhi që morri Rama, pasi e kishim vetëdije se ai do të vidhej. Të dashur demokratë, ku jemi ne sot pas 8 vitesh?! Ne ecëm pa ndalur, deri në 2013-ën, por arritëm edhe një arritje tjetër ndofta nga më të jashtëzakonshmet, ku kaluam nga vendi me të ardhura të ulëta, në të larta. Sot 500 mijë shqiptarë janë larguar nga vendi.

Kjo është politika antishqiptare të spastrimit etnik.

Në këto zhvillime opozita shqiptare ishte e paqenë. Ajo nuk ndaloi dot në asnjë rekord të zi që shënoi qeveri anë këto 8 vite. Nuk sosi dot asnjë veprim të ndërmarrë dhe dështoi total. Një zonjë e nderuar me thotë për ish-kryetarin (Bashën): Në këto 8 vite nuk ndeze asnjë shpresë, përkundrazi shove shumë shpresa gjatë këtyre viteve. Më duhet të thënë se si njeri i fikur që je, s’mund të ndezës as një shprese as te vetja jote”, dhe kjo është e vërtetë.

Ish-kryetari apo kryetari pa parti eci 8 vite nga disfata në disfatë. Pas 8 vitesh ne si demokratë dolëm sipas numërimit që bëri Rama dhe grabitjes së votave me 71 mijë vota më pak. Ndërkohë që ju keni punuar me vetëmohim. Problemi është se në fakt kryetari pa parti e shndërroj këtë parti në shoqatë, për të dhe jo për ju. Deklaroi në 26 prill masakrën elektorale. Ajo ishte e vërtetë se mohoi. S’them se i kemi fituar zgjedhjet, por një gjë është e sigurt se Rama si ka fituar zgjedhjet. Sepse s’mund të quhet kurrë fitore.”, tha Berisha.

Zjarr Tv Ad