Zgjedhjet në FRPD, Basha pritë nga gazetarët: Do prezantojmë nene kundër oligarkisë

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i PD Lulzim Basha ka mbledhur sot grupin e punës për zgjedhjet e njoftuara në Forumin Rinor të Partisë Demokratike.

Për gazetarët Basha është shprehur se organizimi i zgjedhjeve nuk ka lidhje me reagimin e kryetarit aktual Belind Këlliçi per pjesemarrje ne “Foltore” dhe pohoi se është i njëjti proces si në 2014 ku për herë të parë është ndjekur parimi një anëtar një votë.

“Jo nuk është aspak e vërtetë, sajesë e fabrikuar për interesa personale. Për herë të parë FRPD nën drejtimin tim ka zhvilluar zgjedhje me një anëtar një votë. Për fat të keq prej dy vitesh mandati i kryetarit ka skaduar dhe sërish të rinjtë dhe të rejat do zgjedhin me një anëtar një votë kryetarin. Asgjë nuk mund të pengojë PD të zbatojë normat statutore të demokracisë”, tha Basha.

Kryetari i PD deklari gjithashtu se javën e ardhshme do të përparojnë me draft ligjin për të përfshirë në ligjin antimafia edhe nene kundër oligarkisë.

Zjarr Tv Ad