“Ishte vendimi i duhur”/ Taulant Balla viziton disa familje afgane në Durrës: Për ne shqiptarët, mikpritja është diktuar nga historia jonë

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla është takuar në Durrës me disa familje nga Afganistani, që janë strehuar në një nga resortet në këtë qytet.

Në një postimi në Facebook, Balla shkruan se në familjet afgane ishte bashke me Presidenten e organizatës jofitimprurëse, Sesame Workshop.

Për ne shqiptarët, shkruan Balla, mikpritja është diktuar nga historia jonë, kujtesa jonë, nga kodi i shqiptarëve për mikpritjen.

Sipas tij, vendimi i qeverisë për ti mirëpritur familjet nga Afganistani ishte i duhuri.

Postimi i Taulant Ballës

“Durrës📍Bashkë me një mike të nderuar nga SHBA zonjën Sherrie Rollins Ëestin, Presidente e Sesame Ëorkshop u takuam me disa prej familjeve nga Afganistani të strehuara në një nga resortet e Durrësit.

Sesame Ëorkshop është një organizatë e pavarur jo fitimprurëse me misionin të ndihmojë fëmijët të rriten të mençur, të fortë dhe të sjellshëm. Kjo organizatë operon në më shumë se 150 vende.

Për ne shqiptarët mikpritja është diktuar nga historia jonë, kujtesa jonë, nga kodi i shqiptarëve për mikpritjen. Vendimi i Qeverisë shqiptare për të hapur dyert dhe kontribuar përkrah SHBA në shpëtimin e sa më shumë afganëve nga terrori i talebanëve ishte vendimi i duhur”

Zjarr Tv Ad