Akademia e barinjve, tallet Gjekmarkaj: Kryetar Rama, zëvendës akademik Damua dhe…

0
109
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

TIRANË – Vendimi i qeverisë për të hapur një akademi për barinjtë vazhdon të diskutohet me nota ironike dhe tallëse në publik. Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj reagoi në rrjetet sociale pas deklaratës së ministres së Bujqësisë Frida Krifca për nismën e fundit të qeverisë.

Gjekmarkaj ironizon mazhorancën duke shkruar se “barinjtë pa diploma janë sorollatur kot maleve e gërxheve. Atyre u ka munguar akademizmi!”.

Më tej deputeti i qarkut të Lezhës e mbyll postimin e tij duke “sugjeruar” dhe drejtuesit e akadëmisë së barinjve

“Këtë Akademi, meqënëse Gjinushi është i zënë do e udhëheqë Rama vetë! Zëvendës akademik Damua dhe lektor i parë Ahmetaj!”, shkruan Gjekmarkaj.

Postimi i Agron Gjekmarkajt

Ta gëzoni Akademinë e re për barinjët!

Zonja Frida Krifca ministrja e bujqësisë sot dha një sihariq të madh për Shqiperinë dhe Botën! Ajo dha lajmin se do hapë një Akademi për Barinjët , nëpërmjet saj do nxisë të rinjët të duan kafshët dhe profesionin. Që nga koha e Evës e Adamit qëkur njerëzia ruan dele, dhi e lopë s’paskëshin ditur ç’bënin! Ja paskan mbushur kot! Leshi , qumështi , tlyeni, gjiza, kosi i marrë deri sot s’ka qënë cilësor! Barinjët pa diploma janë sorollatur kot maleve e gërxheve. Atyre u ka munguar akademizmi!

Barinjët qysh nga ata që takonte Uliksi e të tjerë tek gjeorgjikët e bukolikët e Virgjilit ja paskëshin mbushur kot ! Parardhësit tanë të cilët ishin barinj kot e paskëshin jetuar kohën e tyre , qysh u kanë folur bagëtive pa shkuar më Akademi qerratenjët!? Po dhitë si e kanë pranuar këtë padituri? Po deshërit pse nuk u tërbuan?? Tani gjithçka do të ndryshojë Barinjët do kuptojnë nga leksionet hallet e deleve , ndërsa ato do blegërijnë më ëmbel pas mësimit !

Ministresha ka të drejtë vetë do japë leksione! Tani lopëve do ju flasë edhe vetë Edi Rama , barinjve si t’i mjelin Krifca vetë! Këtë Akademi meqënëse Gjinushi është i zënë do e udhëheqë Rama vetë! Zëvendës akademik Damua dhe lektor i parë Ahmetaj!

Zjarr Tv Ad