U konfliktuan për kullotat e bagëtive, përfundojnë në spital barinjtë

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një sherr mes dy barinjve është shënuar në Vlorë. Bëhet me dije se dy barinjtë, shtetasit A. Shahaj dhe L. Shoraj janë konfliktuar me grushta dhe sende të forta për kullotat e bagëtive. Barinjtë janë përplasur me njëri-tjetrin dhe si pasojë kanë përfunduar në spital.

Mësohet se policia ka arritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Vlorë/Informacion paraprak

Në fshatin Vllahinë, dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me sende të forta me njeri-tjetrin, shtetasit L. Sh. dhe A. Sh., të dy rreth moshës 70 vjeç, ku si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasi L. Sh, jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë shtetasi A. Sh, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Kujtojmë që ministrja e Buqësisë, Frida Krifca tha se shumë shpejt do të hapet një Akademi për të rinjtë, që të bëhen barinj.

Zjarr Tv Ad