“Kam njoftuar pjesëmarrjen në Foltore”, Belind Këlliçi i bashkohet Berishës dhe zbulon arsyen

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi edhe një herë është shprehur se sot do t’i bashkohet “Foltores” së ish-kryeministrit Sali Berisha. Ai me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se çdo anëtar i FRPD gëzon lirinë të zgjedhë platformën ku mund të shprehë qëndrimet e veta. Këlliçi shkruan se ka njoftuar pjesëmarrjen në Foltore, sepse beson se anëtarësia duhet dëgjuar kur kritikohet.

Unë kam folur gjithnjë me gjuhën e gjithëpërfshirjes. Jam kundër përjashtimit e linçimit publik që i bëhet bashkëdemokratëve të mendimit ndryshe. Çdo anëtar i FRPD gëzon lirinë të zgjedhë platformën ku mund të shprehë qëndrimet e veta.

Unë jam pjesë e PD sepse besoj në historinë dhe potencialin tonë për të qeverisur Shqipërinë. Mandati im nuk është i përjetshëm. Anëtarët e kryesisë së FRPD nuk janë uzurpatorë dhe as të ngujuar. Zyrat tona janë aty ku kanë qenë, në selinë e PD, për këdo që kërkon të njohë të rinjtë e saj.

Kam njoftuar pjesëmarrjen në Foltore, sepse besoj se anëtarësia duhet dëgjuar kur na kritikon. Prandaj sot, në orën 12:00, në amfiteatrin e jashtëm të Akademisë së Arteve, do të jem edhe unë, për të dëgjuar këdo që nuk ka patur hapësirë të shprehet e të dëgjohet” -shkruan Këlliçi në postimin e tij.

Kujtojmë që kreu i PD, Lulzim Basha ka shpallur zgjedhjet në FRPD, pasi i ka mbaruar mandati Këlliçit, ndërsa Forumi Rinor i Partisë Demokratike ka dalë kundër vendimit të kryedemokratit për zgjedhjet e reja për kryetarin dhe anëtarëve të tjerë drejtues të Forumit Rinor.

Zjarr Tv Ad