Rama mes plehrave në Vlorë, dhe nxjerr ushtrinë për pastrimin e mbetjeve: Patriot nuk të bëjnë pushkët në Facebook

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama e ka nisur aksionin e tij të pastrimit të qyteteve nga Vlora. Ai është shfaqur sot në Pyllin e Sodës së bashku me ministren e turizmit Mirela Kumbaro dhe me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi. E gjithë administrata e Vlorës ka qenë sot në aksion pastrimi që prej orëve të para të mëngjesit.

“Gjithë këto plehra këtu janë një ndotje e vazhdueshme e të gjithëve ne së bashku, sikur secili shishen plastike që zbras teksa shkon me makinë në anën tjetër të rrugës, të mos e hedhë, ose secili që vjen me familjen këtu ti marrë me vete mbetjet që prodhon, atëherë ne nuk do të turpëroheshim të gjithë.

I ndjek vazhdimisht qytetarët, që kur vjen puna për të bërë komente janë të gjithë ambientalistë, por kur shoh sa pak janë ambientalistë në sjellje, secili duhet të kthehet nga vetja. Të jesh patriotë nuk do të thotë që të jesh gati të zbrazësh pushkë në Facebook. Do të thotë të mbash pastër atdheun tënd”, tha mes të tjerave Rama.

Në një moment kryeminsitri Edi Rama është ulur që të marrë një shishe plastike, duke thënë se i duhen mijëra vite që ndotje të tilla të treten, duke shkaktuar sëmundje.

Zjarr Tv Ad