Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Të rinjtë e FRPD-së që kanë marrë pjesë sot në “foltoren” e Sali Berishës, janë shprehur kundër vendimit të kryedemokratit Lulzim Basha për zgjedhje në FRPD dhe LDGSH.
Një prej tyre, teksa ka marrë fjalën, ka propozuar shkarkimin e kryetarit Basha, duke kërkuar që të votohet aty për aty.
“Kush është pro shkarkimit të ngrejë dorën. Kundër, abstenim s’ka”, tha ai duke shtuar se vetëm nëse njeh shkarkimin e tij, Basha mund të bëjë zgjedhje në FRPD.
Ndërkaq, ish-kryetari i PD-së Sali Berisha e ka përcjellë këtë moment me të qeshura.