“Të isha unë kryetar Bashkie s’të lija…”, Rama “kapet” me komentuesin: Ti mos u mërzit po jep…

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sot kryeministri Edi Rama njoftoi planin e veprimit për pastrimin rrënjësor të Shqipërisë. Gjatë fjalës së tij Rama u bëri kritika edhe kryetarëve të Bashkisë të cilët nuk e kanë pastruar qytetin dhe e kanë lënë që të përfundoj me plera.

Në lidhje me ketë Rama ka pasur dhe një debat “online” me një nga ndjekësit e tij në Facebook. Qytetari i shkruan se duhet të ndihmojë dhe mbështesë bashkitë dhe jo të bëjnë “filma”.

“Po te isha une kryetar bashkie ste lija te beje nga keto filma, bashkine ndihmoje dhe mbeshtete se e ben vete ajo”- shkruan ndjekësi.

“Keto nuk jane filma po jane realiteti i hidhur i nje pislleku qe fillon nga ai qe i hedh mbeturinat ne rruge e mbaron tek ata qe kane per detyre t’i pastrojne dhe i lene te behen kodra rrugeve, keshtu qe ti mos u merzit po jep kontributin tend duke mos ndotur per vete, pastaj fol cfare te duash s’ka problem!” – i është përgjigjur Rama.

Zjarr Tv Ad