Sulmet ndaj Berishës, Bumçi: Ndjej keqardhje për Bashën, duhet të japë dorëheqjen

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti i PD-së Aldo Bumçi, në një intervistë në Edicionin e Mbrëmjes në Syri Tv, foli për sulmet e Bashës ndaj Berishës.

Bumçi theksoi se ndjen keqardhje për Bashën, duke shtuar se duhet që ai të japë dorëheqjen.

“Bashën e mbështetën demokratët, por se demokratët janë të zhgënjyer nga ai. Ndjej keqardhje për Bashën, për sulmet që ai i ka bërë Berishës. Basha nuk doli në shesh për protesta, ai ka zhdukur opozitën. Kemi kryetar partie, që nuk thërret dot Kuvendin Kombëtar, duhet të thërriste demokratët, që të vetëbesohet, ai nuk kërkon votën e demokratëve dhe të shikojë se a e ndjekin apo jo.

Basha ka futur PD-në në krizë të rëndë. Basha e ka kthyer PD-në në parti të vdekur. Foltorja është shpresa e vetme për t’u ngjallur, Berisha është njeri i veprave dhe jo fjalëve. Berisha e ka ngritur opozitën nga hiri, Basha nuk ka ofruar njerëz të tij, Berisha po. I bëj thirrje Bashës të japë dorëheqjen. Të hapë rrugën, që opozita të ringrihet. PD e vërtetë është Foltorja, sepse është Foltorja e demokratëve”, u shpreh Bumçi.

Zjarr Tv Ad