Projekt-buxheti i vitit 2022, Peleshi: Parashikohet rritje 30% të pagave për të gjithë personelin e Forcave të Armatosura

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka deklaruar se në projekt-buxhetin për vitin 2022 do të jetë në plan rritja me 30% për personelin e Forcave të Armatosura.

Gjatë fjalës në Komisionin për Sigurinë Kombëtare, Peleshi tha se nga rritja e pagës në nivelin 30% do të preket i gjithë personeli duke filluar nga ushtaraku më i thjeshtë, oficeri deri tek gjenerali.

Projekt-buxheti i vitit 2022 plotëson nevojat e Forcave të Armatosura. Kërkesat janë gjithmonë më të mëdha se mundësitë por ne jemi në pritshmëri dhe po ecim kënaqshëm drejt objektivave, ky buxhet është progres i rëndësishëm. Me këtë projekt-buxhet është parashikuar rritja 30 % për personelin e Forcave të Armatosura, nga më i thjeshti deri tek gjenerali, krahasohemi me vendet e tjera nga vendet e rajonit. Duhet të jemi dinjitoz dhe kjo do të na bëjë më të motivuar për autoritetet ushtarake apo sic quhet ndryshe mbrojtja civile. Objektivi kryesor është modernizimi i forcave të armatosura”, tha Peleshi.

Gjithashtu Peleshi tha se edukimi ushtarak është prioritet duke theksuar se Shqipëria do të ndjekë modelin e “West Point” në SHBA. Ai tha se në lidhje me këtë në vendin tonë ka ardhur edhe një ekspert nga SHBA.

“Në këtë buxhet janë projektet infrastrukturore lidhëse. Projekti më i rëndësishëm është ndërtimi i bazës taktike të Kuçovës. Ne duhet të bëjmë më shumë se 10%. Është parashikuar buxheti dhe jemi në prag të fillimit të punës për ndërtimin e perimetrit të sigurisë.

Edukimi ushtarak është prioritet për ne. Kemi zhvilluar një vizitë në West Point me kryeministrin Edi Rama dhe synojnë të modelojmë akademinë tonë sipas modelit të West Point. Synojmë të hapim programe të tjera siç janë teknologjitë e informacionit dhe navigacioni detar. Janë dy bachelorë të rinj.

Para pak ditësh ka ardhur një ekspert nga Nju Xhersi. Sa i përket implikimeve buxhetore, akademia nuk ka një kampus të vetin dinjitoz. Planifikojmë të ndërtojmë një kampus të ri. Një korpus klasash, një fjetore dhe më pak do hartojmë një masterplan 10-vjeçar sipas modelit të West Pointit.

Kemi arritur të kemi studentë nga vende të ndryshme të NATO-s, Gjermania, Anglia, edhe Gjeorgjia. Është një kurs në anglisht, ndërkombëtar. Bashkë me kurset e tjera synojmë të krijojmë një kolegj rajonal. Jam takuar me homologët në rajon dhe jashtë tij për të ekonomizuar burimet tona të mbrojtjes. Që në rast se Shqipëria fokusohet në shkollim, Kosova mund të përqendrohet në drejtime të tjera. Duam të marrim avantazhet tona në këtë koncept të ri”, tha Peleshi.

Zjarr Tv Ad