Në prag të dy ndeshjeve të fundit në fushatën kualifikuese të Botërorit, ndaj Anglisë më 12 nëntor në stadiumin ‘Wembley’ dhe kundër Andorrës më 15 nëntor në stadiumin ‘Air Albania”, trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp për të folur rreth këtyre dy takimeve, por jo vetëm,
Tekniku italian u pyet nga gazetarët se mos po vepron me dy standarde, pasi me Balliun po vepron ndryshe nga Xhaka. Reja u shpreh se Xhakën e kemi ftuar, por ai e ka braktisur Kombëtaren.
Taulant Xhaka:
Sa i përket Xhakës është temë që kemi folur në grumbullimet e kaluara.
Xhaka nuk është i sinqertë, po gënjen dhe po tallet me ne. Nuk e kam ftuar vetëm një herë sepse kishte probleme fizike e kam thirrur vazhdimisht, por më pas na ka refuzuar. Është ndryshe nga Balliu.
Balliu ka dëshirë të vijë më Kombëtaren ka dëshirë të luajë por ka pasur probleme. Është lojtarë që e ndjen fanellën dhe ka dëshirë të japë kontributin, te Xhaka nuk e shikoj këtë qasje, nuk është sjellë mirë me ne.
Po e them një herrë e mirë e kam ftuar disa herë, Bulku ka folur me të, dhe i ka thënë që nuk ndihej mirë. Më vjen keq sepse i kam dhënë mundësinë të gjithëve, por Xhaka e ka braktisur këtë herë Kombëtaren dhe njerëzit duhet ta dinë këtë dhe të mos vazhdojë më kjo histori.