Spartak Ngjela tregon pse Sali Berisha nuk e rrëzon dot Lulzim Bashën, i kthehet ashpër Ristanit

0
98
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në diskutim për mbledhjen e Kuvendit dhe një dorëheqje të mundshme të kryedemokratit Basha, avokati Spartak Ngjela shpërtheu duke thënë se të ftuarit nuk marrin vesh nga ana ligjore dhe se nuk e njohin politikën e Berishës.

Pjesë nga debati në studion e ‘Open’

Ristani: PD Kuvendin e ka me funksionarët e kësaj dhe anëtarët janë në detyrë.

Ngjela: O zotëri se ke qenë dhe jurist, ju thashë është permanent, nuk e rrëzoni dot Bashën o derëzi se e njoh politikën.

Ristani: 25% duhet…

Ngjela: Çfarë rëndësie ka numri, 25% u mblodh, erdhi Kuvendi, Ristan Stop me 25% të votave…
do më lësh të flas apo të pres marrëdhëniet me ty?!

Ore Ristan, nuk ka gjyqtar nën 50vjec në Angli. Ja u mblodh Kuvendi, më pas kontrollohen firmat, me akt noterial të gjitha. Pra problemi qëndron se identifikimi i secilit është me akt. Të gjithë anëtarët duhet të vijnë, edhe deputetët, kryetari është i detyruar ta drejtojë.

Ristani: Nuk e drejton kryetari, fol tamam!

Ngjela: Loja, votat 50+1 duhet të jenë, jo 25%. A e dini ju kush e mbron Bashën? Uashingtoni. Falsifikimi I firmave për një proces të tillë është vepër penale, prandaj Saliu të mbledhë që tani noterët dhe sërish nuk e fiton dot. Ju nuk e njihni politikën e Saliut.

Zjarr Tv Ad