Ylli DYLGJERI: Kongresmenë në zyrat e PD-së?

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një grup kongresmenësh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës vizituan vendin tonë, ndërsa kanë zhvilluar takime me kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin aktual të partisë demokratike Lulzim Basha.

Reagime të shumta ka pasur në media në lidhje me vizitën e kongresmenëve në zyrat e Partisë Demokratike ku edhe gazetari Ylli Dylgjeri nuk e ka lënë pa komentuar ku me anë të një reagimi në ‘Facebook’ shkruan se : PD është kudo, po jo në zyrën e Bashës.Aty është vetëm vula pa mandat. Kongresmenët amerikanë po të duan të takojnë PD, të shkojnë në Foltoren e Pogradecit që mblidhet këtë javë. 

Postimi i plotë nga Ylli DYLGJERI: 

Kongresmenë në zyrat e PD-së?

PD është në salla. PD është në media.

PD është në rrjetet sociale.PD është në rrugë. PD është kudo, po jo në zyrën e Bashës.Aty është vetëm vula pa mandat. Kongresmenët amerikanë po të duan të takojnë PD, të shkojnë në Foltoren e Pogradecit që mblidhet këtë javë. Aty është PD, jo te zyra me katër mure dhe me një manekinë në këmbë që flet përçartë. Mbi 50% të PD sot janë jashtë asaj zyre. Ka nisur lëvizja politike.

Ndaj po pyes: Mos është një lajthitje në objekt?

Zonja Ambasadore udhëzoji drejt Kongresmenët. Bëje më në fund një punë publike dhe për publikun deri sa të bësh checin për rrugë…

Zjarr Tv Ad