‘200 mijë euro për të djegur makinat e ‘Salillarit’/ Rrëfehet djali i Ruzhdi Hoxhës: Ja plani që më tregoi…

0
133
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Të tjera detaje janë zbardhur nga dosja hetimore ku bëhet fjalë për rrëmbimin dhe më pas v*asjen e groposjen e biznesmenit, Rruzhdi Hoxha. Nga burimet për mediat, në hetim përmendet një tratativë që ai ka pasur për të djegur me benzinë automjetet e ndërtimit që administrohen nga biznesmeni Pëllumb Salillari. Këto automjete ndodhen buzë autostradës Tiranë-Durrës, në fshatin Marikaj.

Dhe sipas dëshmisë së njerit prej dy djemve të Rruzhdi Hoxhës, E.H, ka deklaruar se babai i tij së bashku me një person tjetër me inicialet Gj.L. i ishin futur një aventure për të djegur makineritë e ndërtimit në kompleksin “Salillari” në autostradë.

Djali ka treguar në polici, se këtë gjë ja kishte thënë babai i tij, i cili së bashku me Gj.L, kishin shkuar në afërsi të këtij kompleksi në fshatin Marikaj, me qëllim për të parë vendin dhe mënyrën se nga do hynin për të djegur kamionat.

Në deklarimin që E.H, ka treguar para policisëve, është evidentuar se babai i tij, Rruzhdiu, i kishte thënë të birit se pasi të kryenin djegien e kamionave të Pëllumb Salillarit, Rruzhdiu dhe shoku i tij, GJ.L, do të paguheshin nga dikush tjetër në vlerën prej 200 mijë euro.

Vetë i biri i viktimës nuk ka qënë në polici të tregojë se kush ishte personi që do paguante dhe kishte kërkuar shkatërimin e makinerive të Salillarit.

Por policia ka ngritur dyshime se, njëri nga personazhet që mund të ketë gisht në këtë historinë e shkatërimit të makinerive me zjarr, dyshohet të jetë pikërisht, i arrestuari Ferdinand Rrushi.

I biri i Rruzhdiut, më tej ka treguar se babai i tij i ka treguar se punën për djegien e makinerive, ja kishte gjetur vëllai i Gj.L, të cilët kanë shkuar rreth datave 7 apo 8 tetor për të bërë zjarrvënien por nuk kanë mundur.

Ndërsa në një moment të dytë të rëfimit të tij në polici, E.H, ka treguar se babai i ka pohuar se disa kohë më parë ka pasur probleme dhe konflikte me një person që quhet me emrin Visi, por pa e identifikuar me mbiemër dhe se çfarë përfaqësonte ky personazh emrin Visi.

Djali ka treguar se momenti i fundit kur babai ka shkëputur lidhjet është pikërisht faza kur ai ka hipur në automjetin tip “Passat” të Fredi Rrushit, në makinën e të cilit ndodheshin dhe dy persona të tjerë që janë Ajet Fejzo dhe Klodian Isufi.

Zjarr Tv Ad