Lajm i mirë për naftëtarët e Ballshit, 830 punëtorë të rafinerisë do marrin 2 vite rrogë nga shteti

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Naftëtarët e Ballshit do të marrin dhe 2 vite pagë papunësie nga buxheti i shtetit. Janë 830 punonjës të rafinerisë që me vendim të Këshillit të Ministrave do marrin nga 300 mijë lekë të vjetra edhe përgjatë vitit 2022.

Këtë lajm e ka dhënë sot ministrja Belinda Balluku, në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese.

“Është marrë një vendim në Këshill të Ministrave që të mbulohet nevoja e naftëtarëve, e 830 naftëtarëve që janë në kushtet e papunësisë për shkak të mos funksionimit të rafinerisë së Ballshit, që dua të theksoj se është një entiet privat i privatizuar prej vitesh, por që shtetit duke ndjerë të gjithë peshën sociale i ka kompesuar vitin e kaluar dhe do i kompesojë edhe në buxhetin e 2022, me një shumë totale prej 300 milionë lekësh, paga për secilin prej naftëtarëve do jetë 30 mijë lekë, pra pagë papunësie dhe numri i naftëtarëve është 830 naftëtarë.

Në dijeninë time, duke qenë si çështje që ndiqet nga, është një përgjegjësi sociale e rëndësishme, nëse nuk do ketë zhvillime të tjera ne do marrim përsipër për të gjithë ata naftëtarë që nuk do punësohen diku gjetkë, edhe vitin 2023”, tha ministrja.

Zjarr Tv Ad