“Ne po e trajtojmë Shqipërinë si vend anëtar në BE”, Santos: Janë përmbushur 5 kushtet që çojnë te konferenca e parë ndërqeveritare

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Eurodeputetja Santos në një konferencë për shtyp sot u shpreh se vendi ynë i ka përmbushur 5 kushtet që cojnë në konferencën e parë ndërqeveritare sa I takon procesit të anëtarësimit në BE.

Santos tha se Shqipëria po trajtohet njësoj si vendet anëtare në BE dhe se po përkrahet në cdo problematikë.

E pyetur mbi “Open Ballkan”, eurodeputetja tha se nuk është cështje që I takon asaj duke e cilësuar si një nismë për bashkëpunimin e vendeve të rajonit. “Fokusi im është anëtarësimi në BE, asgjë tjetër”-përfundoi ajo.

Raportuesja për Shqipërinë Isabel Santos:

–Së pari qendrimi i opozitës lidhur me vetingun?

Unë besoj që opozita do të ketë një angazhim në vijim pasi ky proces duhet të zgjatet dhe cdo aktor politik në këtë moment janë të angazhuar. Do të gjendet një marrëveshje në momentin më të mirë të mundshëm. Lidhur me konferencën e parë qeveritare ju e dini që kemi një problem, Maqedonia e Veriut me Bullgarinë dhe uroj të mbarojë sa më shpejt.

Shqipëria tashmë I ka përmbushur 5 kushtet që cojnë te konferenca e parë ndërqeveritare. Ne po e trajtojmë Shqipërinë si vend anëtar, po jam ndihmesën tonë jo vetëm për fatkeqsitë por cdo ditë.

Ne bëjmë dallimet në jetën e qytetarëve shqiptarë, shumë e rëndësishme është që konferenca e parë është më shumë një formalitet.

Ne I qendrojmë në krah Shqipërisë.

-Ballkani perëndimor është një iniciativë e një grupi shtetesh, nuk ka lidhje me procesin e integrimit në BE, nuk është cështja ime, është për bashkëpunim më të mirë për vendet e rajonit.

Te procesi I anëtarësimit në BE është fokusi im dhe asgjë tjetër.

Zjarr Tv Ad