“Kriset” marrëdhënia mes Dumës dhe Bashës? Deputetja: Të shpjegojë vendimin e përjashtimit të Sali Berishës

0
845
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja demokrate Grida Duma, është shprehur se Lulzim Basha duhet të shpjegojë vendimin për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD. Sipas saj, Basha ka vepruar mirë që nuk e hodhi në votim përjashtimin.

“Unë mendoj që një lider politik apo një kryetar partie, nëse e vendos kryesinë e vet, partinë e vet, anëtarësinë e vet të zgjedhi midis liderit historik dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të thotë që nuk po merr përgjegjësinë e lidershipit.

E nëse unë kam thënë që ka një gjë që është bërë mirë nga Lulzim Basha si akt vendimmarrje është që këtë gjë nuk e hodhi në votim. Në rast se Lulzim Basha do ta hidhte në votim, tani më thoni ju mua, një lider apo një kryetar partie që ka 8, 9 vjet që e udhëheq partinë e tij nuk e ka të mundshme të influencojë? Apriori në Shqipëri mendohet që votimet e brendshme në partitë politike nuk janë të vërteta.

Kështu mendohet, ky është perceptimi dhe politika është perceptim. Dhe në rast se do të votohej dhe cilido të ishte rezultati i votimit, a nuk do të ishte po njësoj e gjykuar, që ka influencuar apo s’ka influencuar?”, u shpreh Grida Duma për ABC News.

Zjarr Tv Ad