Braçe me tone të ashpra në Komisionin e Ekonomisë: Fabrikat e qumështit janë në një “llum” fiskal, numri i lopëve bie, por prodhimi rritet

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-zv.kryeministri Erion Braçe ka dhënë 4 propozime në Komisionin e Ekonomisë për paketën fiskale. Braçe gjatë mbledhjes propozoi TVSH për shitjen e banesave, jo taksë për pagat deri ne 40 mijë lekë, akcizë për birrën, si dhe akcizë për pijet me gaz për të cilat tha se është rritur importi. Teksa foli për fabrikat e qumështit, ai tha se janë në një llum fiskal.

E kam thënë që në vitin 2018, personalizimi i politikës fiskale është gjëja më e dëmshme që mund t’i ndodhë prodhimit. Sa herë që dikush vendos veten e tij mbi atë që është parimore në politikat fiskale, ndodhin dëme kolosale.

Për të ardhur tek ligji për TVSH, por unë këtë skemë që e heqim tani dhe atë 6% që ishte, nuk jam dakord fare me atë. Shkoj tek skema 20 me 20. Kolegët kanë shumë të drejtë kur thonë varësia nga grumbulluesi etj me radhë. Përsa kohë nuk kemi një treg, nuk kemi një bursë, kështu do të jetë. Jua jap unë alternativën, vendosni një çmim në dysheme për të gjithë produktet e fshatarit nën atë çmimi që do të jetë çmimi në kosto që fermeri të mos fitojë, por të paktën as të mos humbë. Tani humb lekë. Sa herë jua them këtë, thoni është komunizëm. Se të personalizosh politikën fiskale, nuk qenka komunizëm.

Kur skema ishte 20-20% këta grumbulluesit e kanë marrë produktin me çfarëdo çmimi. Është shitur domatja deri në 800 lekë sepse kishte interes grumbulluesi për mallin. Mua më intereson shitja e produktit të fshatarit me atë çmim që do fermeri, jo çfarëdo grumbulluesi. Kjo skemë do krijoj më shumë varësi të fermerit ndaj grumbulluesit, çmimi i grumbulluesit nuk është real. Humbja është në kurriz të fshatarit, dhe çmimi do të jetë në ulje. Ky është problemi që kemi me skemën, pse nuk e çoi skemën në ekuilibër, çfarë ju kushton. Tek pjesa e qumështit, fabrikat e qumështit janë në llum fiskal. Kur numri i lopëve bie, fabrikat e qumështit kanë prodhuar më shumë, unë nuk e di, se cila është magjia që e bën të mundur këtë gjë përveç se fatura”, u shpreh Braçe.

Zjarr Tv Ad