U shkarkua si nën.kryetar i Bashkisë së Durrësit, reagon Arbër Braho: Do të ngre padi për vendimin, më vjen turp që të coj në gjyq…

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pak pas shkarkimit si nën-kryetari i Bashkisë së Durrësit, Arbër Braho ka reaguar duke thënë se do të bëjë një padi kundrejt këtij vendimi, pasi nuk është i informuar për arsyet e lirimit të tij nga detyra. Ai është shprehur për “Ora News” se shkarkimi i tij ka ardhur për shkak të deklaratave që ka bërë dy ditë më parë për Vangjush Dakon, ndërsa shton se ka punuar për vite në këtë institucion si një punonjës i dalluar

“Arsyeja e shkarkimi nuk i di. Dokumenti i shkarkimit është tepër i dobët dhe vendimi duket më shumë si urdhër. Ky vendim shpreh qartazi fytyrën ku është katandisur bashkia e Durrësit. Mendoj se është tërësisht i varur nga sulmi i Vangjush Dakos sepse kam marrë një fletë lavdërimi dy muaj më parë nga kryetarja e Bashkisë. Prandaj më duket absurde kjo gjë. Prokuroria dhe organet kompetente duhet ta marrin seriozisht këtë çështjen në situatën e Durrësit. Janë elementë që nuk duhet të anashkalohet.

Kështu do të jepet një pasqyrë për publikun çfarë ka ndodhur me arrestimet në bashkinë e Durrësit.Konfirmohet edhe njëherë tjetër me bashkinë Durrësit, nuk është vetëm shpirtërore, por edhe monetare. Pa tjetër që do të ngre një padi lidhur me këtë vendim, sepse jam i detyruar. Me vjen zor që të hedh ne gjyq institucionin ku kam punuar 8 vite, për tu thyer hondër këtyre personave që drejtojnë në Durrës. Nuk është vetëm çështja ime, sepse Durrësi ka shumë njerëz të ndershëm”, u shpreh Arbër Braho.

Zjarr Tv Ad