“Berisha është në hall”, analisti: Sot deklaroi se do bëhet kryeministër, nesër do deklarojë çlirimin e Çamërisë

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Vehap Kola thotë se ish-kryeministri Sali Berisha nuk mund të merret seriozisht, pasi është në hall nga shpallja “non-grata” nga SHBA. Kola tha në emisionin “Open” se nuk beson se përplasja në PD do të përfundojë në Gjykatë. Sipas tij, Berisha bën deklarata të pabesueshme kur thotë se do të rikthehet si kryeministër.

“Berisha është në hall. Një person që është në hall nuk mund të merret seriozisht. Sot deklaroi që do të bëhet kryeministër, nesër do deklarojë që do të çlirojë Çamërinë dhe do të bëjë Shqipërinë e Madhe. Është në hall se është shpallur non-grata. Kjo çështje nuk përfundon as në gjykatë se as nuk provohet, as nuk dokumentohet”, u shpreh Kola.

Zjarr Tv Ad