Deklarata/ Kryemadhi i kthehet keq Bardhit: Mashtrim që kalon çdo limit njerëzor

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të numrit 2 në PD Gazment Bardhi, i cili tha se PD i ka ofruar LSI 15 deputetë të sigurtë që të dilnin në lista të përbashkëta.

Kryemadhi thotë se një gjë e tillë jo vetëm që nuk është e vërtetë, por është një mashtrim pervers që i shërben vetëm Edi Ramës.

Kryemadhi pyet anëtarët e Kryesisë në PD nëse janë mbledhur ndonjëherë për t’i propozuar LSI-së listën e përbashkët.

“Një pyetje për të gjithë anëtarët e kryesisë së PD:

Kur është mbledhur kryesia e PD për t’i propozuar LSI listën e përbashkët? Në cilën ditë dhe orë? Listës së mashtrimit, që për djegien e mandateve do t’i dilte në krah kancelarja Merkel dhe PPE, iu shtua tashmë publikisht edhe kjo e 15 mandateve të ofruara. Një mashtrim pervers që kalon çdo limit njerzor dhe që i shërben vetëm Ramës dhe hijes së tij”, shkruan Kryemadhi.

Zjarr Tv Ad