Bastiset banesa e Rezart Taçit, biznesmeni shpallet në kërkim ndërkombëtar

0
133
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Detaje të reja dalin në dritë nga operacioni i ndërmarrë nga SPAK në bashkëpunim me antimafian italiane,ku i përfshirë ishte edhe biznesmeni i naftës Rezart Taçi.

Ndaj këtij të fundit, SPAK ka lëshuar një urdhër arrest, i cili nuk është ekzekutuar.

Pas miratimit të masës së sigurisë dhe kontrolleve që janë bëre në banesën apo edhe vende të tjera ku dyshohej se ai mund të ishte policia nuk mundi ta gjejë.

Strukturat u vunë në lëvizje dhe me urdhër të SPAK biznesmenit iu dërguan gjeneralitetet në Interpol duke u shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ndërkohë që Policia ka arrestuar dy personat e afërt me biznesmenin Taçi, Artur Balla dhe Bledar Lilo.

Të dy këta persona ishin duke kryer transaksionet financiare me bankat, për llogari të Taçit, i cili në fundin e këtij operacioni do të merrte edhe përfitimin e tij financiar.

Zjarr Tv Ad