Ish-zyrtarja e LSI: Pas 11 dhjetorit Meta i bashkohet Berishës

0
89
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-zyrtarja e LSI Brizida Gjikondi Brizida Gjikondi ka deklaruar se fill pas Kuvendit Kombëtar që pritet të mbahet nga Partia Demokratike në 11 dhjetor, LSI ka planifikuar që më 15 dhjetor të mbajë Konventën Kombëtare. Sipas saj, kjo është një shenjë që tregon se Ilir Meta dhe Sali Berisha do të bashkëpunojnë.

Deklarata e Gjikondit:

“Në datën 15 dhjetor është një projekt i partisë së LSI-së, 4 ditë pas kuvend të PD, që të mbajë edhe LSI kuvendin e saj. Unë e shoh si një ravijëzim si një konturim i një aleance mes Metës dhe Berishës, si një aleancë ku bashkohen personazhe që kanë të njëjtën fat përballë Amerikës.

Nuk është fare çudi që këto kuvende të jenë organizuar në mënyrë të tillë për të treguar që ne jemi një forcë e madhe përballë jush dhe ju nuk mund të bëni me Shqipërinë çfarë të doni. Dhe kjo është e gjitha për interes personal dhe për të bërë kurban stabilitetin e Shqipërisë për ti treguar Amerikës që ne ekzistojmë dhe pavarësisht Bashës dhe të tjerëve ne jemi përballë“, tha Gjikondi.

Zjarr Tv Ad