Lulzim Basha i bindur për vettingun e politikanëve: Që pushteti t’u kthehet qytetarëve dhe pandëshkueshmëria të marrë fund

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryedemokrati Lulzim Basha nuk heq dorë nga kërkesa e opozitës për vettingun në politikë. I bindur se është vendimi i duhur, Basha shkruan pasditen e kësaj të shtune se në sytë e mbarë botës Shqipëria shihet si një shtet i kapur nga korrupsioni.

“Në sytë e shqiptarëve dhe mbarë botës, Shqipëria është një shtet i kapur nga korrupsioni, ku fuqia e pushtetit rritet, ndërsa mirëqenia e qytetarëve vetëm bie”, shkruan kreu i PD në Tëitter, duke iu referuar raportit për indeksin e zbatimit të ligjit, sipas të cilit vendi ynë renditej i fundit në Europë.

“Që pushteti t’u kthehet qytetarëve, duhet të marrë fund pandëshkueshmëria e politikanëve të korruptuar, duhet pastruar politika nga abuzuesit që janë pasuruar në kurriz të qytetarëve, duhet një orë e më parë #vettingnëpolitikë”, shton ai.

Zjarr Tv Ad