Përfundon procesi i legalizimit në Bashkinë Pustec, Lame: Ballkani i Hapur ndihmohet edhe me vepra të tilla

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bashkia Pustec shtrihet përgatë Liqenit të Prespës dhe është e banuar nga pakica maqedonase në Qarkun e Korcës. Pjesa më e madhe e kësaj Bashkie, bën pjesë në parkun Kombëtar Natyror të Prespës, i cili nga ana e tij është pjesë e projektit të Parkut ndërkufitar me Greqinë dhe Maqedoninë, të promovuara nga Këshilli i Europës dhe Konventa e Ramsarit.

Ky status i mbrojtur, nga njëra anë ka favorizuar mbrojtjen e mjedisit natyror, por në mungesë të një plani të detajuar urbanistik, kishte bllokuar mundësinë e zhvillimeve urbane brenda fshatrave të kësaj Bashkie.

Agjensia Shtetërore e Kadastrës, pas një pune të gjatë përgatitore në bashkëpunim me Bashkinë Pustec, ja dolën të veçonin dhe saktësonin vijat kufizuese të ndërtimit të fshatrave përbërës të Bashkisë.

Kujtojmë këtu që, për shkak të situatës së trashëguar me qenien zonë e mbrojtur, Bashkia Pustec mbetej e vetmja Bashki në Republikë ku nuk kishte filluar ende procesi i legalizimeve.

Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame, i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Pustecit Pali Kolefski dhe nga drejtorja vendore e ASHK-së Korçë, Besa Spaho ishin në Pustenc për të njoftuar përfundimin në kohë rekord të procesit të legalizimit brenda zonës urbane të Bashkisë.

Zjarr Tv Ad