Malltezi: Yuri Kim ‘kukull’ e Sorosit, po mbron korrupsionin që po bëhet në Shqipëri

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, njëkohësisht dhe dhëndri i ish-Kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi ka komentuar për herë të parë shpalljen ‘Non Grata’ nga SHBA të liderit historik të PD.

Në një intervistë për Ora News, ai është shprehur se ky vendim ka qenë lobim korruptiv i Kryeministrit Edi Rama dhe filantropit amerikan George Soros.

Ai, Sorosin e konsideron si ‘kancer’ që vjedh naftën shqiptarëve, ndërsa shton se drejtësinë dhe shoqërinë civile e ka vendosur në duart e Edi Ramës.

Jamarbër Malltezi: Sorosi është një kancer sepse është personi që po vjedh naftën e shqiptarëve. Sa përqind e të ardhurave të naftës shkojnë tek shqiptarët?! Shkojnë tek xhepat e Sorosit.

Po ndot zonat e mbrojtura mjedisore.

Kapi të gjithë shoqërinë civile në duart e një force politike, PS.

Kapi të gjithë drejtësinë dhe vuri një drejtësi të kapur në duart e PS.

Tentoi, fatmiresisht pa rezultat, të amputonte pjesë të kombit pra, për të gjitha këto arsye Sorosi duhet shpallur si kancer dhe duhet luftuar si kancer.

Përsa i përket deklaratës së ambasadores së SHBA, Yuri Kim se nëse Berisha merr drejtimin e PD, SHBA do shkëpusë marrëdhëniet me këtë forcë politike, Malltezi tha se diplomatja është kukull e Sorosit.

Ai shtoi se ambasadorja po mbron korrupsionin që po bëhet në Shqipëri.

“Kukullat e Sorosit janë kukullat e Sorosit, le t’i shpjegojnë vetë fjalët që lëshojnë.

Përderisa Kim mbron korrupsionin e qeverisë, drogën e qeverisë, del me Sorosin e nuk ndihet fare për skandalet më të rënda të korrupsionit masiv të kësaj qeverie .

Ajo e ka deklaruar vetë se çfarë është”

Zjarr Tv Ad