Ish-Presidenti Bamir Topi ka komentuar mbrëmjen e djeshme situatën politike në të cilën ndodhet Partia Demokratike. Ai u shpreh se Basha është produkt i Berishës, ndaj edhe Foltorja po tregon që kryedemokrati e ka të humbur betejën.
“Berisha ka patur dhe mesa duket e ka ruajtur një marrëdhënie dhe një kontratë me demokratët dhe kjo po vërtetohet, ndërkohë Basha ka bërë një kontratë me Berishën dhe jo me demokratët. Basha duket se po ruan vulën dhe një vendim e gjykate, por partia nuk është një vendim gjykate. Gabimi i Bashës është se nuk doli që në momentin e parë, dhe në këtë mënyrë hap pas hapi e dizenjoi fundin e vet politik”, tha Topi ndër të tjera në “Dola te Ola”.
Ai sqaroi se Kuvendi që do të mblidhet në datën 11 dhjetor nuk do të jetë për të përjashtuar Bashën, por për të ristrukturuar rregullat statutore.