Spiropali i kthehet Bashës me fjalët e Berishës: Ke studiuar në Perëndim, por sillesh si në Korenë e Veriut

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka replikuar me kryedemokratin Lulzim Basha sot në Kuvend.

Spiropali iu përgjigj Bashës, i cili tha se është i shkolluar në Perëndim dhe i përket një gjenerate tjerët, duke i thënë se ai sillet si të jetë në Korenë e Veriut.

Një shprehje të tillë, Bashës ia thotë ish-kryeministri Sali Berisha, thuajse në çdo foltore që organizon.

“Kryetari i opozitës filloi fjalën me respektimin e etikës. Në fjalën e tij dhe atë që e parapriu përmend fjalën kriminel, psikik, jeni bërë për pavijone, mendje perverse, etj. O po bën këtu një surrogat të foltores dhe nuk di ç’të thotë.

Meqë përmende shkollat në perëndim, po të them se ndoshta ajo që ke studiuar në perëndim por po sillesh si në Korenë e Veriut”, tha Spiropali duke iu drejtuar Bashës.

Zjarr Tv Ad