“Po largohen ata drejtorë shkollash që nuk u angazhuan në fushatë”, zv.Presidenti i Sindikatës së Arsimit: Rama po bën “gjueti shtrigash”, jemi në gropë të zezë

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zv/presidenti i Sindikatës së Arsimit në vendin tonë, Arian Peraj, është shprehur me kritika ndaj kryeministrit Edi Rama, përsa i përket sistemit arsimor. Peraj thotë se Rama vazhdon të mashtrojë mësuesit dhe se nuk duhet të kemi shpresë për një arsim cilësor, kur në buxhetin e shtetit arsimi zë vetëm 3%.

“Është bërë kronike mashtrimi i madh që kryeministri më anti-arsim në historinë e Shqipërisë ka bërë ndonjëherë për arsimin. Rama akoma vazhdon të mashtrojë mësuesit. Nuk duhet të kemi shpresë për një arsim cilësor, kur në buxhetin e shtetit arsimi zë vetëm 3%.” – thotë fillimisht Peraj.

Ai foli edhe për kritikat e Ramës ndaj drejtorëve të shkollave. Sipas Peraj, Rama po bën “luftën e shtrigave” për të larguar ato drejtues shkollash që nuk ishin të angazhuar në fushatën zgjedhore për të vjedhur vota…

Reagimi i Peraj vjen pas takimit të kryeministrit Edi Rama me drejtuesit e shkollave, teksa kërkoi largimin e atyre që nuk janë në nivelin e duhur.

“Tashmë është bërë kronike gënjeshtra dhe mashtrimi i madh që është bërë ndonjëherë për arsimin në shtetin shqiptar. Ndodhemi në një moment kur të njëjtat gjëra po përsëriten që 8 vite dhe në vitin e nëntë akoma ky kryeministër vazhdon të mashtrojë, të gënjejë mësuesit dhe të gjithë qytetarët. Nuk duhet të kemi pritshëri të arsimit cilësor kur në total kjo fushë zë në bixhet vetëm 3% të GDP-së së vendit.

Gjatë mbledhjeve të bëra në Komisionet Parlamentare, ne si sindikatë kemi deklaruar se për të pasur një arsim cilësor, për të pasur një respektim të figurës së mësuesit duhet që të paktën të kemi në dispozicion për arsimin 5% të buxhetit. Kjo është të paktën aq sa e kanë edhe vendet e rajonit dhe të paktën në Shqipëri është e nevojshme duke parë gropën e zezë ku ndodhet arsimi shqiptar”- u shpreh ndër të tjera Peraj.

Zjarr Tv Ad