“Paketa fiskale që pritet të miratohet sot është goditja e tretë fatale për qytetarët”, Kryemadhi: Bizneset kanë vetëm dy rrugë…

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi deklaroi sot nga Foltorja e Kuvendit se buxheti që po pritet të miratohet ditën e sotme do të shkaktojë dëme të pakthyeshme në sektorin e bujqësisë.

Kryemadhi tha se buxheti është shumë i pakët krahasuar me nevojat e fermerëve duke theksuar se për këtë një pjesë faji e ka politika.

Fjalën e saj, Kryemadhi e mbylli duke u bërë thirrje qytetarëve që të jenë më të unifikuar.

“Buxheti i viti 2022 prek në mënyrë direkte prodhuesit shqiptarë.

Paketa e re fiskale e paraqitur sot për miratim është goditja e tretë fatale që I vjen sot qytetarëve pas termetit të vitit 2019 dhe më pas pandemisë. Sot duhet të kishim të paktën një paketë që do përkrahtë drejtëpërdrekjtë prodhuesit dhe fermerët për kategorinë më të madhe që jetojnë shqiptarët me mijëra të punësuar ne sektorin e bujqësisë, jo vetem të bujqësisë por dhe të prodhimit.

Do ta filloj me rritjen e çmimit me 6 lekë për litër të gazit për industrinë prodhuese.

Sot, një fabrikë ka nevojë për 10 mijë litra gaz në ditë dhe në qoftë se do të bënim një llogari të thjeshtë kostot e këtij biznesi do të shtohen me 15.000 euro në muaj ose 180.000 euro në vit.

Po t’i shtojmë dhe kostot e transportit e gjitha bashkë edhe me rritjen e çmimit të energjisë bizneseve tona i mbeten dy rrugë.

E para, të ulin prodhimin duke ulur njëkohësisht dhe numrin e punëtorëve.

Dhe e dyta, të mbyllin aktivitetin sepse e para nuk përballojnë dot me kostot dhe produktet e tyre humbasin konkurrueshmërinë në tregjet e huaja por dhe në atë vendas”-tha Kryemadhi.

Zjarr Tv Ad