“Le të shkrihet PD, mjafton të kemi karrigen!”, Grida Duma i përgjigjet akuzave të Palokës: Respektoj çdo votë pro ose kundër, por jo ata të cilët…

0
69
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas deklaratës së Edi Palokës se nënkryetarëve të PD-së u intereson vetëm karrigia dhe nuk duan të dinë nëse partia po shkrihet, Grida Duma u përgjigj duke thënë se respekton çdo votë pro ose kundër në këtë moment historik, por nuk respekton ata të cilët abstenojnë.

Duma theksoi se me datë 18 është momenti për të reflektuar mbi të vërtetën dhe që Partia Demokratike të kthehet në parti gare.

“Duhet të dimë të japim te PD, ta duash si parti që fitojmë gara dhe nëse nuk bëhet e tillë ne nuk meritojme të jemi aty”-përfundoi Duma.

Deklarata e Dumës:

Sonte ka pasur një debat politik, thashë qartazi që respektoj këdo që në këtë situatë shprehin mendimin pro ose kundër dhe aspak për ata që janë abstenim.

Është shumë moment i rëndësishëm, është bërë e udhës që hyjmë e dalim nga mbledhja dhe kjo parti duhet të kthehet në parti gare.

Në datë 18 të reflektojë jo vetëm për të kërkuar ndjesë por të jetë në raport me të vërtetën.

Duhet të dimë të japim te PD, ta duash si parti që fitojmë gara dhe nëse nuk bëhet e tillë ne nuk meritojme të jemi aty.

Zjarr Tv Ad