Paloka dhe Noka kundër Alibeajt dhe Dumës: Si mund të thuash le të shkatërrohet PD mjafton të mbajmë karrigen tonë

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka ka sulmuar dy nënkryetarët e PD-së, Enkelejd Alibeaj dhe Grida Duma që sipas tij kanë deklaruar gjatë mbledhjes së kryesisë që le të shkatërrohet PD po të jetë e nevojshme mjafton që ata të mbajën karriget e tyre.

Edi Paloka ka treguar para mediave propozimin e tij që Berisha dhe Basha të dërgojnë nga një përfaqësues për verifikimin e firmave, por ai shtoi se ky propozim nuk u pranua.

“Pavarësisht se dikush vazhdon të bëjë se dyshon se janë mbledhur. Unë ofrova që të dy palët, sepse nuk mund të fshehesh kokën si struci, ne nuk mund ta bëjmë. Kemi dy palë që nuk kanë besim te njera tjetra. Janë 4200 delegatë që kërkojnë mbledhjen e kuvendit. Unë propozova që dy palët të sillnin përfaqëësues për verifikimin e firmave. Kjo nuk u pranua dhe u kalua për një kuvend tjetër pas një javë. Më shumë se një antimiting nuk e di çfarë emri t’i vë. Të gjitha vlerat janë vënë në dyshim sot. Sot hapur janë përbuzur delegatët për interesa të dikujt që të gucoje sot të thotë, e kam me dy nënkryetarërt që thanë edhe po u shkatërrua PD letë shkatërrohet. Pra të mbajnë këta karriget le të shkarkohet PD”, deklaroi Paloka.

Menjëherë pas Palokës e mori fjalën para gazetarëve Flamur Noka, i cili gjithashtu e quajti të papranueshme deklaratën e dynënkryetarëve që kanë thënë se po të jetë nevoja le të shkatërrohet PD mjafton që të mbajnë në krye Bashën.

“Sot mendoj se po i bën sfidë delegatëve nëpërmjet mbledhjes së një kryesie ilegjitime. 4200 anëtarë krysie të PD-së kanë depozituar kërkesën dhe asgjë nuk e ndal. Ajo që peng kryetari u mundua të bëjë pengkryetari na kujton thjesht antimitingjet e dikurshme kundër Berishës. Deri me datë 10 pengkryetari ka pasur të gjitha mundësitë të therrasë kuvendin. Peng kryetari ka vetëm një rrugë të vijë si delegat. Ishte shumë e rëndë kur dëgjoba dy nënkryetarët që thanë PD të shkatërrohet. E thanë të dy për të mbrojtur pengun”, u shpreh Noka.

Aldo Bumçi gjithashtu shprehu zhgënjimin e tij me Bashën. Ai tha para mediave se e kanë mbështetur në çdo aksion por nuk arriti asnjë fitore.

“E kemi mbështetur në cdo aksion, cfarë ju ka kërkuar anëtarëve të asaj kryesie ja kemi plotësuar. Kjo është krizë e një personi. Në 8 vite kur ke djeg mandatet dhe nuk arrin fitoren vjen një moment që njerëzit pyesin: Cfarë do bësh? Ne nuk mundëm dot Ramën. Në 2001 Berisha I vinte kushte PS-së, Rama e futi në krizë Shqipërinë, ca bëri Basha? Cfarë do u thuash demokratëve kur i braktis? A pranojmë ne që Berisha ka dëmtuar demokracinë në vend? S’ka demokrat që e pranon. Ai vendim që u mor, duhej marrë me opozitën dhe jo me qeverinë. Një thirrje, është bërë një propozim, sic e propozoi Paloka për të vërtetuar se 4200 janë aty dhe janë partia reale. Cdo deputet e njeh zonën e vet. Mbi 4200 firma janë vullneti I demokratëve dhe do respektohen“, deklaroi Bumçi.

Zjarr Tv Ad