Debat mes grave deputete/ Balluku: Na është thënë ‘haremi i Ramës’! Duma: Kërko falje

0
92
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Etika në Kuvend ka sjellë debat mes grave deputete në seancën e kësaj të marte në sallën e kuvendit, ndërsa po diskutohej projektbuxheti i vitit 2022.

Ministrja e Energjetikës, Belinda Balluku është shprehur e habitur nga gratë deputete të PD-së që sipas saj kanë toleruar një deklaratë të deputetit Gjekmarkaj që i ka thënë ‘Harem të Ramës’ qeverisë.

Por pas kërkesës së koleges së tij Grida Duma që të kërkojë ndjesë, Gjekmarkaj në tentativë për ta sqaruar situatën ofendon një deputet të PS-së në sallë.

Balluku: Në këtë sallë na është thënë ‘harem i Ramës’ për gratë deputete.

Duma: Nëse ka thënë ‘harem’ Gjekmarkaj të kërkojë falje! Por duhet t’i kërkosh edhe ti Ramës që të kërkojë falje për përdorimin e fotos sime në fushatë.

Gjekmarkaj: E kam thënë politikisht, mos më fol mua me atë ton, foli Ramës, Pusho mor ti derrkuc.

Balluku: Ai ju ka thënë ju jeni kukulla dhe secili prej jush ka pasur një kriminel dhe ka një oligark nga pas, mund t’i thuash kryetarit tënd të mos flasë në këtë mënyrë? Ka qenë seanca e parë, nëse vijon ta bëjmë këtë bisedë dhe mos flasim, ta kursejmë njëri -tjetrin nga ofendimet.

Zjarr Tv Ad