‘Ushtarë të Soros’/ Noka-Bashës: Bashkë me Veliajn, presion delegatëve për Kuvendin e 11 dhjetorit

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti Flamur Noka ka bërë deklarata të forta ku hedhur akuza se Erion Veliaj po ndihmon Bashën për të dëmtuar Kuvendin e datës 11 dhjetor.

Në një intervistë në Ora News, Noka akuzoi Velinë se po ndërhyn në çështjet e brendshme të Partisë Demokratike, duke i bërë presion demokratëve që të mos shkojnë në kuvendin e 11 dhjetorit por në atë të 18 dhjetorit.

Pyetje: A ka nisur punën Basha për mbledhjen e kuvendit 18 dhjetor? Ju me informacionet që keni në terren a ka probleme apo presione për eksponentët që të marrin pjesë

Noka: Presionet nuk kanë pushuar por më vjen mirë që asnjë nuk do tia dijë për presionin e ushtarëve të George Soros.

Është e qartë ushtarët e George Soros po tentojnë të mbajnë peng PD-në për hesap të Edi Ramës me qëllim që ai të përjetësohet në pushtet. Demokratët janë ndërgjegjësuar dhe nuk pyesin.

Pyetje: A mund të shkojmë në një kalvar përplasjesh të gjatë në gjykata?

Tani që po flasim kam informacion pafund se në Tiranë Erion Veliaj ka shpërndarë ushtarët e tij duke i bërë presion apo duke i kërkuar të bëjë favore delegatëve në shkëmbim të mospjesëmarrjes më datën 11 dhe pjesëmarrjes më 18 dhjetor.

Pyetje: Po thoni se zoti Veliaj po ndërhyn?

Noka: Po në fshatrat e Tiranës, i kam me emra. Janë thirrur delegatë nga njerëzit e Erion Veliajt, duke i bërë presion, qoftë duke i thënë që do ju favorizojmë me leje ndërtimi apo vende pune të familjarëve në shkëmbim të mbështetjes së Lulzim Bashës.

Zjarr Tv Ad