Edith Harxhi më e bindur se kurrë: Kuvendi Kombëtar do të mbahet më 11 dhjetor, Basha dhe Kryesia ilegjitime do të ç’bëhen!

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kandidatja për kreun e Partisë Demokratike Edith Harxhi ka reaguar pas deklaratës së kreut aktual të kësaj force politike, Lulzim Basha i cili njoftoi se më 18 Dhjetor do të mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD-së. Përmes një postimi në Facebook, Harxhi shkruan se kryedemokrati Basha duhet të ndalë autoritarizmin në parti, mbylljen e saj dhe pengmarrjen.

Ajo thotë me bindje të plotë se Kuvendi do të mbahet në 11 Dhjetor dhe sipas saj Lulzim Basha, kryesia e tij ilegjitime, sekretarët dhe forumet e pazgjedhura do të ç’bëhen!

Postimi i plotë i Edith Harxhit:

Partia Demokratike është bashkim i individëve të lirë dhe nuk mund ta marrë peng askush. Kuvendi i shpallur nga Lulzim Basha është nul dhe void pasi tashmë mbi 5000 kuvendarë kanë nënshkruar për mbledhjen e kuvendit më 11 dhjetor 2021 me një axhendë të vendosur nga vetë demokratët.

Lulzim Basha duhet të ndalë autoritarizmin në parti, mbylljen e saj, pengmarrjen e partisë, pasurimin si oligarku i vërtetë në kurriz të demokratëve shqiptarë dhe marrëveshjet e turpshme me Edi Ramën. Ai e paska të pamundur përballjen me verdiktin e demokratëve e prandaj po shket çdo orë në paftësi mendore, verbale dhe emocionale! Më mirë ta lemë në fatin e tij.

Nuk e kisha menduar kurrë që 31 vite pasi u ngritëm dhe festuam për rënien e rregjimit të Diktatorit, po ngrihemi dhe do të gëzohemi për largimin e shkatërrimtarit të shpresës së demokratëve dhe mbarë qytetarëve shqiptar. Foltoret janë agora e demokracisë sonë të re! Kuvendi do të mbahet në 11 dhjetor dhe Lulzim Basha, kryesia e tij ilegjitime, sekretarët dhe forumet e pazgjedhura do të ç’bëhen! PD-ja e re konservatore do të ngadhënjejë dhe Rama & Co do të zhduken.

 

Zjarr Tv Ad