VIDEO/ Patriotët e Dibrës çojnë Metën në Kamëz, Rakip Suli i uron mirëseardhjen me këngë e valle

0
212
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

100-vjetori i Luftës heroike të Dibrës dhe betejës së lavidshme të Lanë-Lurës, për mbrojtjen e trojeve shqiptare nga pushtuesit mizorë serbë u përkujtua sot në një aktivitet në Pallatin e Kulturës në Kamëz. I pranishëm ishte dhe presidenti Ilir Meta. Ai u prit nga kryebashkiaku i Partisë Socialiste në Kamëz, Rakip Suli, në një ceremoni festive.

Në një postim në facebook, Meta ka vlerësuar edhe njëherë rolin e të gjithë patriotëve të Lurës dhe Dibrës që shpëtuan kufijtë e Shqipërisë.

“Nder dhe kënaqësi e veçantë të merrja pjesë sot në takimin festiv të organizuar në Pallatin e Kulturës në Kamëz, me rastin e 100-vjetorit të Luftës heroike të Dibrës dhe betejës së lavidshme të Lanë-Lurës, për mbrojtjen e trojeve shqiptare nga pushtuesit mizorë serbë.Sot kjo ngjarje është një burim frymëzimi për të gjithë ne dhe veçanërisht për brezin e ri, që i mban gjallë traditat e të parëve dhe kujtimin e tyre të paharruar.

Një shekull më pas, burrëria, trimëria dhe heroizmi i patriotëve të Lurës dhe të Qarkut të Dibrës, na dëshmon se nuk ka gjë më të shenjtë dhe më të shtrenjtë se Sovraniteti, Integriteti dhe Pavarësia e Shqipërisë, për të cilën është derdhur aq shumë gjak dhe janë kryer aq shumë sakrifica sublime dhe të panumërta.I përjetshëm kujtimi i të gjithë patriotëve të Lurës dhe të Dibrës, të cilët me në krye Elez Isufin shpëtuan kufijtë e Shqipërisë!”

Zjarr Tv Ad