Ngjela tregon pse Berisha nuk shkon në Kuvendin që thirri Basha: Të na tregojë si do të identifikohen 4200 firmat

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokat Spartak Ngjela ka deklaruar se Kuvendi legjitim i PD është ai i propozuar nga kryedemokrati Lulzim Basha, më 18 Dhjetor, një javë pas atij të thirrur nga ish-kryeministri Berisha.

Ai tha në “Open” se prova e vetme se 4200 delegatë mbështesin mbledhjen e Kuvendit Kombëtar në 11 dhjetor, do të ishte identifikimi i firmave. Sipas tij formularët ekzistojnë, por problemi mbetet se kush mund të vërtetojë nëse firmat nuk janë të falsifikuara apo jo.

Ngjela: Të na tregojnë mënyrën si do identifikohen firmat. Kjo është prova. Firmat identifikohen, ka mbledhur Kuvendin, shkon atje, merr shumicën dhe mbaron loja. Fakti që thotë që kam shumicën dhe nuk shkon në një Kuvend që e ka thirrur kryetari do të thotë që nuk i ka ato.

Zjarr Tv Ad