Evi Kokalari nuk “kursen” Grida Dumën: Nuk mund të jem xheloze për një të pamoralshme! PD e ka themeluar Berisha me Hajdarin dhe do ta shkatërrojë Basha me Bardhin

0
111
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktivistja Evi Kokalari gjatë “Foltores” së kësaj të marte në Fushë Krujë nuk ka “kursyer” asnjë deputet të Partisë Demokratike. Fjalën e saj ajo e nisi duke thënë se më 11 dhjetor Kuvendo do të shkarkojë Lulzim Bashën duke mos lënë pa komentuar as deklaratën e deputetes, Grida Duma, ditën e djeshme e cila u shpreh se ”18 dhjetori është i Lulzim Bashës ose PD do të shkatërrohet”.

Kokalari i rukujtoi dhe njëherë Dumës se PD është themeluar nga burra si Sali Berisha dhe Azem Hajdari dhe duan ta shkatërrojnë burra si Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi. Gjithashtu ajo ceku dhe akuzat për “xhelozi” kundrejt zonjës Duma, për të cilat tha se nuk mund të jetë xheloze për një person të cilën ajo e quan si të “pamoralshme”.

“Kjo është Foltorja ime e fundit dhe uroj tju shikoj më 11 ku do të shkakrojmë Lulzim Bashën. Gjithashtu dua të falenderoj Berishën që më ka dhënë këtë platform të flas pas asnëj limit dhe kjo ka treguar seriozitetin ëpr ta ccuar Partinë Demokratike

Dhe shumë larg nga PD që njohim sot. Dua të fokusohem pak te ngjrarjet e djeshme, dhe më kanë bërë përshtypje individë të ciëlt kanë dhënë gjëra që janë shqetësuese. Grida Duma e cila ka thënë se 18 dhjetori është e Bashës ose do të hskatrohet.

Unë nuk e di për kë PD e ka fjalën Duma. Dua ti kujtoj Grida Dumës që PD e themeluan burra si Sali Berisha dhe Azem Hajdari dhe duan ta shkatërrojnë burra si Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi.

Nuk e di pse Saliani trashi zërin apo donte të tregonte se ishte burrë dhe po bëntë opzoi itë apo e kishte nga stresi që ka kapur partinë demokratike ditët e fundit. Saliani gjithashtu tha se këqto firma janë të pavlefshme dhe nuk duam ti kontrollojmë.

Më kanë akuzuar se kam xhelozi për Grida Dumën, nesë unë kam xhelozi për një njëri që unë e quaj të pamoralshme këtyre njerëzve u ka ikur mendja”, tha ajo.

Zjarr Tv Ad