VIDEO/ “Ku vodha unë mor tq*fsha robt” , Basha publikon AUDION në Kuvend: Si i drejtohet Rama qytetarit, mua s’ma lejon edukata

0
366
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka hedhur akuza të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama në seancën e jashtëzakonshme ku po diskutohet projekt-buxheti për vitin 2022.

Basha gjithashtu ka nxjerrë një video kur kryeministri bisedon me një qytetar në telefon dhe e shan me gjuhën banale. Basha e ka vendosur disa herë atë video që ta dëgjonin deputetët dhe të gjithë shqiptarët: “Sharlatanët e politikës hiqen si engjëll por ndërkohë janë autorë të fjalorit banal, në këtë sallë, para qyetetarëve, në fushata në emisione televizive madje edhe në komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët përdor fjalor banal. E shndërroi bashkinë e Tiranës në lavatriçe të parave të pista, ku kërciste anti-tanku në mes të qytetit. Mospërmbajtja me të vërtetë të përmasave jo njerëzore dhe shtazore ku ishte e panevojshme ndaj një qytetari të pambrojtur, ti përdorje fjalorin banal”, tha fillimisht Basha i cili më pas nxjerr përgjimin nga telefoni.

Debati që dëgjohet në audio mes Rames dhe qytetarit:

Rama: Po ça vodha mo të Tq*fsha robt.., mor maskara, mor zagar, çfarë vodha unë mor qen?

Qytetari: Që nga teatri

Rama: O rrugaç

Qytetari: Unë rrugaç apo ti që shan?

Rama: Flet me atë sheh në Francë mor maskara

Qytetari: Maskara je ti që vjedh

“E doni herë tjetër apo mjafton? Ky ishte kryeministri i vendit , e di cfarë është më e trupshme në Kuvend. Mjafton të shkruash Edi Rama fjalor banal dhe mund të shikosh cfarë fjalor banal përdor ky. Edukata ime familjare nuk e pranon. Sot thotë nuk e ul dot veten ku ta ulësh më shumë veten sesa kaq. Ti je një sadist që torturon njerëzit , në grupin tënd, në kuvendin në partinë tënde, apo akoma më keq bashkëqlyetarëve të tu. Ja con 23% tatimin e shtrsës së mesme. SHBA ta ka vendos në pah që Shqipërinë e kthyer në një vend jo stabël. Je si ai sadisti që të mban në dyllin e nxehtë të qiriut. Si cdo akt tjetër të jetës edhe këtu je kopjac i Enver Hoxhës, sadisti politik mbante enver hoxha për të shantazhuar shqiptarët. Një mendje e shthurur e cila shprehjen e vërtetë e ka për biseda si këto, merr qetësues para se të vish në sallë. Ky je ti me një fjalor banal, kësaj nuk i fshihesh dot. Zyra jote e propagandës do të shikojë mënyra për ta bllokuar.

Dita jote e fundit në qeveri do të jetë sa më parë, qeshni kot qeshnio. Fjalor halabak ka përdorur njeriu që ka qeverisur vendin për 8 vite. E mësove nga kriminelët që për 8 vite erdhe hyre në politikë. I mban në krah dhe në rezidencën qeveritare, nga Tirana në Dhërmi. SI nuk kërkove një herë ndjesë për mëkatet që ke bërë në këtë tokë dhe peshën e papërballueshme që këto mëkate që kanë për faktin sepse me këto po i nxin jetën shqiptarëve”,tha Basha.

Zjarr Tv Ad