Meta: Në PD ka problem me legjitimitetin e lidershipit, propozimi i Palokës tentativë për të zgjidhur çështjen në mënyrë demokratike

0
66
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ne intervisten e dhene per ora-news, Presidenti Meta u pyet edhe per situaten ne PD ku dha kete koment:

“Nuk dua të hyj në çështjet e brendshme të PD-së, por është fakt që ka një problem të rëndësishëm në legjitimitetin e lidershipit të saj. E kam ndjekur propozimin e zotit Paloka, i cili ka bërë një thirrje për të gjetur rrugën për t’i zgjidhur problemet në PD në mënyrë demokratike.”

Presidenti Ilir Meta shprehet se ai ka ndërmarrë hapa për të garantuar zbatimin e Reformës në Drejtësi, sipas Kushtetutës.

Ai tha se përpjekjet e tij kanë qenë që vendi të kishte zgjedhje vendore gjithëpërfshirëse.

Ai thekson se e ka detyrën deri në sekondën e fundit të 24 korrikut në këtë institucion, që të mbrojë Kushtetutën.

Meta shton se ai është lënë qëllimisht përpara një parlamenti më 120 e ca kartonë, me deputetë, me ato akte që ata kanë votuar vetëm ndërgjegjja e tyre mund ta pranojë.

Zjarr Tv Ad