Në cilin Kuvend do të shkoje? Përgjigjet Murrizi: Njëri do të bëhet dhe tjetri do të dështojë, nëse publikoheshin firmat e delegatëve…

0
366
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Myslim Murrizi deklaroi se përplasja mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës nuk erdhi në momentin kur u shpall non-grata ish-kryeministri, por sipas tij ajo e ka zanafillën që në vitin 2019. Sipas Murizit djegia e mandateve të deputetëve është pikënisja e kësaj përplasje mes tyre. Murrizi u shpreh në “Zona Zero” se nëse PD do të fitonte pushtetin, Berisha nuk do të shpallej person “non-grata” nga ana e SHBA-së.

Është një garë e majisur, që këto ditë pisllëku po shtrydhet dhe shfaqet. Sot e vejnë të gjithë gishtin në plagë, gabim dorëzimi i mandateve. Atëherë nëse PD do të fitonte as Berisha nuk do të ishte non-grata. Mos harro se në 2008 u fut në NATO kur ndodhi Gërdeci. Kjo e ka rrënjët te vendimi delirant e arbitrar i djegie së mandateve. Se çfarë ka folur me Berishën nuk e di, por erdhi te fjalët e mia”, u shpreh Murrizi.

I pyetur se në cilin kuvend do të merrte pjesë nëse do të ishte në PD, Murrizi tha në “Zona Zero” se do të shkonte në kuvendin e 11 Dhjetorit, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, por vetëm nëse do të bëhej publike lista e firmave të delegatëve. Ai shtoi me bindje se vetëm një kuvend do të mblidhet, ndërsa tjetrai do të dështojë.

Nëse do të bëhej publike lista, e delegatëve, dhe ajo që janë mbledhur firmat, do të shkoja me atë të thirrur më 11 dhjetor. Është legalizuar Kuvendi, demokracia është votë e shumicës, pushtet i të shumtëve. A mundet të shkoja te pakica? 1 dhjetori nuk e plotëson kuorumin. Një Kuvend do të bëhet, i dyti do të tentojë dhe do të dështojë. Nëse shkojnë te i pari, unë nuk mendoj se shkojnë te i dyti se nuk plotëson kuorumin. Të shohim”, tha Murrizi.

Zjarr Tv Ad