Kuvendi Kombëtar i PD, Basha thërret në takim krerët e 71 degëve dhe zbulon moton: 1 Parti, 1 Kuvend

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i PD, Lulzim Basha ka thirrur në takim sot krerët e 71 degëve të Partisë Demokratike. Bëhet me dije se takimi do të zhvillohet në orën 16:00. Në Kolegjin e kryetarëve do të bisedohet për organizimin e Kuvendit Kombëtar të PD dhe mendimin që kanë ata.

Basha tha se Kuvendi Kombëtar i PD do të mblidhet më 18 dhjetor dhe pritet që kjo datë të votohet sot me 2/3 e votave të kryesisë së PD. Burime për media bëjnë me dije se motoja e Bashës për 18 dhjetorin është “1 Parti, 1 Kuvend”.

Thirrja e Kuvendit Kombëtar u propozua nga Basha, pas refuzimit të mbështetësve të Sali Berisha për të verifikuar sipas statutit 4200 firmat e mbledhura prej tyre për thirrjen e Kuvendit.

Por sërish ka një përplasje pasi Berisha është shprehur se Kuvendi do të mblidhet më 11 dhjetor, ndërsa Basha është shprehur se me 11 mund të ketë ndonjë mitting, pasi sipas tij Kuvendi do të mblidhet më 18 dhjetor.

Zjarr Tv Ad