Shqipëria merr Presidencën e SWG-së/ Krifca: Fermeri në qendër të politikave tona

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nën kujdesin e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural u mbajt në Tiranë, takimi i 15-të i ministrave të Bujqësisë së Evropës Jug-Lindore. Ky takim u zhvillua në kuadër të marrjes së Presidencës së SWG-së për vitin 2022 nga Shqipëria. Ministrat e Bujqësisë nga vendet e EJL theksuan vullnetin e plotë për forcimin e bashkëpunimit mes vendeve, jo vetëm në hartimin e strategjive rajonale, por edhe në krijimin e mekanizmave të duhur administrativ dhe financiar, për të zhvilluar më tej hapësirën rurale.

Në këtë kontekst, ata u dakordësuan mbi rëndësinë e padiskutueshme që mbart politika e përbashkët bujqësore e Bashkimit Evropian, jo vetëm si një katalizator zhvillimi për vendet e BE-së, por edhe për Shqipërinë. Në fjalën hapëse, Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, i njohu ministrat me objektivat e Shqipërisë për Presidencën gjatë 2022, duke theksuar prioritetet e kësaj të fundit si Agjenda e Gjelbër, bashkëpunimi Rajonal dhe Evropian, bashkëpunimi ndërkufitar, si dhe përfshirja e të rinjve dhe grave në sipërmarrje.

Gjithashtu, ministrja Krifca theksoi se fondet IPARD kanë ndihmuar në transformimin e bujqesisë shqiptare si promotor zhvillimi, formalizimi dhe standartizimi në përafrimin me BE. Më tej, diskutimi u ndal edhe tek aplikimi i teknologjisë, duke e vlerësuar si të ardhmen e bujqësisë dhe zhvillimit rural në të gjitha vendet. Duke vlerësuar rezultatet pozitive të mandatit të Republikës së Serbisë në presidencën e kësaj asambleje, Krifca shprehu vullnetin e plotë të Shqipërisë për të konkretizuar më tej politikat në favor të rritjes së tregtisë rajonale dhe më gjerë.

Zjarr Tv Ad