Kulluri: Pikëpyetjet që marrin përgjigjje me votë në Kuvendin e 11 dhjetorit

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Edvin Kulluri

Ne fillim thane “s’ka Kuvend”! Me pas filluan te shkarkojne nga Komisionet Parlamentare deputete qe mbeshtesin Kuvendin! Shkarkuan edhe Kryetar Degesh! Vazhduan me parrullen “firmat jane falsifikuar”! Pastaj thirren nje Kuvend me 18 dhjetor, qe ne fakt eshte anti-Kuvend!

Ku do arrije ky sekt anti-PD me kete liste veprimesh anti-demokratike qe po tu shtosh zgjedhjet “1 anetar 5 vota” ne 2017, dhe perjashtimin e 28 mije demokrateve nga zgjedhjet e 13 qershorit per Kryetarin e PD do mbahen mend vetem per shkelje statutore, vetem humbje zgjedhjesh dhe perjashtime? Sa “grupe armiqesore” ka shpallur Lulzim Basha ne 8 vjet? Me shume apo me pak se Enver Hoxha? Si do dalim nga kjo krize autoritariste ne Partine Demokratike?

Pse u hesht per ato qe ndodhen nga humbja e 2017, dorezimi ne tavoline i mandateve te deputeteve dhe bashkive, e deri sa u mbajten zgjedhjet me qesharake per Kryetarin dhe Kryesine e emeruar ne qershor-korrikun e 2021? A do e shohim realitetin tragjik te drejtimit te Partise Demokratike nga sekti Basha vetem me njerin sy apo balle per balle? Pse u pranua “republika e re” si mohim i historise se PD? Cfare ndodhi qe “kritiket” e Bashes nga “tradhetare” u shnderruan ne “simbol te se vertetave te medha”? A kemi te ardhme pa qene te qarte per te shkuaren?

Ketyre pyetjeve anetaret e PD duhet tu japin pergjigje me ndergjegje te qete, duke marre pjese ne Kuvend e votuar me pas per te gjitha organet drejtuese te PD nga Kryesite e Kryetaret e Degeve e deri tek Kryetari e Kryesia e PDSH kur te mbahen zgjedhjet!

Zjarr Tv Ad