Basha nuk tërhiqet: Kuvendi Kombëtar në 18 dhjetor, do të jetë bashkim i demokratëve

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në mbledhjen me kryetarët e degëve të PD, Lulzim Basha theksoi si detyrë kryesore që partia të dalë e bashkuar nga Kuvendi i 18 dhjetorit.

Qëllimi kryesor është vazhdimi i betejës kundër Ramës, tha Basha, ndërkohë që nuk ka komentuar mbledhjen e Kuvendit Kombëtar në datën 1 dhjetor me firmat e 4200 delegatëve.

I sherben vetem Rames dhe patericave te tij, që po bëjnë gjithcka që beteja mes nesh të cojë në një ndarje të partisë. Ju jeni dëshmitare të kësaj”- tha Basha.

Gjatë këtij takimi me kryetarët e degëve nw rrethe, Basha ka folur pwr ato që ai i quan qëndrime anti-statutore nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Basha tha se Berisha “nuk njeh asnjë institucion të PD, nuk njeh asnjë vendimmarrje.

“Kjo histori e perdorimit te demokratëvë si mburoje e interesave personale te kujdo merr fund njehere e përgjithmone.

Kryesia e Partisë Demokratike votoi për mbledhjen e Kuvendit legjitim. Sali Berisha thotë se prap nuk e njeh. Ku qëndron morali i statutit që me forcë ngre Sali Berisha? Çfarë po kërkon ai?

Zjarr Tv Ad