Belind Këlliçi: Askush nuk e ndalon Kuvendin e 11 dhjetorit, Basha ka thirrur anti-Kuvend

0
83
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i FRPD-së Belind Këlliçi, në intervistë në Syri Tv, foli për Kuvendin e PD të thirrur nga Sali Berisha më 11 dhjetor dhe atë të thirrur nga Basha.

Këlliçi thekson se askush nuk do e ndalojë dot Kuvendin e datës 11 dhjetor, duke shtuar se Lulzim Basha ka thirrur antiKuvend.
‘Askush nuk e ndalon dot Kuvendin e datës 11 dhjetor. Janë 4 200 delEgatë, janë dorëzuar të gjitha formularët, në zbatim të statutit, të Këshillit Kombëtar të PD dhe Paloka është garantues i palëve.

Kuvendi i datës 11 është për bashkim, kurse ai i thirrur nga Basha është antiKuvend. Paloka ka bërë transparencë për firmat. Ka folur sovrani e këtu mbaron gjithçka.

Basha ka konsumuar çdo aksion për të sjellë PD në pushtet, nën lidershipin e tij, Partia Demokratike ka djegur mandatet. Basha përdori çdo formë dhe nuk ia doli ta rrëzojë Ramën, andaj nuk ka çfarë të bëjë më’, u shpreh Këlliçi.

Zjarr Tv Ad